MIRĖSEVINI NĖ ADRESARIN
E OJQ-VE DHE ORGANIZATAVE TĖ TJERA NĖ SHQIPĖRI

Lista e mėposhtme e OJQ-ve dhe organizatave tė tjera nė Shqipėri ėshtė pėrpiluar nga Njėsia e Informacionit e F.SH.SH.C., organizatė jofitimprurėse, qėllimi i tė cilės ėshtė tė ndihmojė dhe forcojė OJQ-tė shqiptare nė tė gjithė sektorėt. F.SH.SH.C. financohet nga Qeveria Daneze por ka njė Bord dhe punonjės shqiptarė.
Adresari i OJQ-ve ėshtė pėrpiluar duke pėrdorur informacionin ekzistues nga organizatat e ndryshme dhe nga tė dhėna tė pėrftuara nga aktivistė tė OJQ-ve nė gjithė Shqipėrinė. Gjatė viteve tė fundit sektori i OJQ-ve shqiptare ėshtė zgjeruar shpejt ndėrsa informacioni dhe kontaktet janė bėrė mė tė vėshtira. Adresari mbi OJQ-tė ka si qėllim tė ndihmojė vendosjen e kontakteve midis qindra OJQ-ve shqiptare nė Tiranė dhe nė rrethe, midis OJQ-ve dhe zyrave qeveritare, administratėn lokale, shtypin, publikun dhe sektorin privat , si dhe agjensitė pėr ndihmat e huaja dhe lokale, me donatorėt e huaj. Adresari i OJQ-ve pėrfshin pėrkufizimin e gjerė mbi OJQ-tė, si organizata tė cilat kontrollohen vullnetarisht, jo-fitimprurėse, tė pavarura dhe jashtė natyrės partiake a politike. OJQ-tė duhet tė regjistrohen nė njė nga gjykatat lokale. 
Adresari i OJQ-ve ėshtė i ndarė nė disa kategori tė pėrbashkėta. Kur njė kategori pėrfshihet nė dy nėndarje ajo ėshtė renditur dy herė. Pėr ta bėrė Adresarin sa mė tė pėrdorshme, ne kemi pėrfshirė shoqata profesionale dhe sociale, politike, grupe rinore, clube pasionesh dhe sportive, OJQ-tė e huaja dhe organizatat humanitare tė huaja. OJQ-tė jashtė Tiranės janė dhėnė tė ndara ndėrsa degėt e organizatave janė renditur nė listėn kryesore. Pėrvec informacionit bazė tė dhėnė nė adresar, Njėsia e Informacionit tė Fondacionit po grumbullon tė dhėna mė tė detajuara mbi OJQ-tė e renditura kėtu.

 


E drejta e Autorit: Njoftim