PAK FJALĖ PĖR BOTIMIN E KATĖRT TĖ ADRESARIT

Me kėtė libėr publiku dhe tė gjithė tė interesuarit kanė nė dorė botimin e katėrt tė Adresarit tė Organizatave Joqeveritare qė gjenden dhe zhvillojnė veprimtarinė e tyre nė Shqipėri. 
Adresari ėshtė fryt i njė pune tė gjatė e kontaktesh tė shumta me gjithė tė interesuarit. Lexuesi duhet tė jetė i ndėrgjegjshėm se me ndryshimet e mėdha e tė shpejta tė realitetit shqiptar, nuk ėshtė e lehtė tė mendosh se adresat, emrat e personave tė kontaktit dhe telefonat e paraqitura kėtu nuk do tė ndryshojnė pas pak kohe. Ėshtė detyrė e pėrbashkėt qė tė punojmė pėr njė saktėsi nė rritje nė shėrbim tė ndėrtimit tė urave lidhėse midis shoqatave, donatorėve me publikun dhe gjithė tė interesuarve.  
Nė pėrpjekje pėr tė paraqitur sa mė saktė materialin dhe pėr t'i ardhur nė ndihmė lexuesit tė gjerė sa mė shpejt atė qė dėshiron, nė ndryshim nga adresarėt e mėparshėm ėshtė bėrė njė radhitje nė pėrputhje me fushat ku shoqatat ushtrojnė veprimtarinė e tyre.
Pėr tė saktėsuar e pėrfunduar kėtė punė janė kontaktuar pėrfaqėsues tė shoqatave, aktivistė, forume dhe instanca tė ndryshme qė janė nė njė mėnyrė a njė tjetėr tė lidhur me jetėn ė shoqatave.
Falenderojmė pėr kontributin e tyre gjithė organizatat joqeveritare dhe personat e kontaktuar qė kanė vėnė kohė dhe mund pėr tė paraqitur saktė dhe shpejt informacionin. Duke pasur si qėllim kryesor pėr t'iu ardhur nė ndihmė organizatave e gjithė atyre qė interesohen pėr punėn e shoqatave nė Shqipėri, shpresojmė se me kėtė adresar do t'u shėrbehet mė mirė atyre qė kėrkojnė tė bashkėpunojnė dhe tė pėrmirėsojnė veprimtarinė e tyre.

 


E drejta e Autorit: Njoftim